Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri ka thënë se dita e nesërme do të jetë ditë zie në këtë komunë për nder të tre personave që kanë vdekur nga koronavirusi.
Haziri ka thënë se gjatë ditës së sotme janë shënuar tri viktima nga virusi COVID-19, duke e çuar numrin e viktimave në tetë në këtë komunë.
“Ditë morti për Gjilanin. Me shqetësim e morëm lajmin për humbjen e betejës me #COVID19 të pacientit A.Z. (1974), duke u bërë viktima e tretë sot dhe e teta në total. Ngushëllimet më të sinqerta familjeve. Për nder të tyre, të dielën, 19 korrik 2020, kam shpall ditë zie. Gjilani nuk është i njëjtë pa ju!”, ka thënë Haziri.