Këtë e kanë bërë të ditur burime të KOHËS brenda Ministrisë së Shëndetësisë.
Pasditen e së enjtes, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, përmes një komunikate ka dhënë detaje për tetë rastet e reja të konfirmuara, të cilat e kanë ngritur në 79 numrin e të infektuarve me koronavirus në Kosovë.
Pëmes njoftimit të IKShPK-së është bërë e ditur se nga rastet e reja, katër janë raste kontakti në Studime të Ulët, Vushtrri; tri raste janë nga Prishtina dhe një rast është rast kontakti me vendbanim në Llugagji të Pejës.