Tri raste të dhunës në familje kanë ndodhur gjatë 24 orëve të fundit në Koasovë, kanë njoftuar Policia e Kosovës.
Lidhur me këto raste, janë arrestuar disa persona të dyshuar.
Në Podujevë janë arrestuar dy persona pasi dyshohen që kanë sulmuar fizikisht një grua.
“Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa dy të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje”- thuhet në njoftimin e policisë.
Një tjetër rast që ka ndodhur po ashtu në Podujevë, ka rezultuar me një të arrestuar.
Një grua ka raportuar se është kanosur nga një burrë përmes telefonit ndërsa rasti po vazhdon të hetohet.
“Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”- bën të ditur policia.
Ndërsa në Ferizaj është arrestuar një person nën dyshimin se ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj një gruaje. I dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”- thuhet në njoftimin e policisë.