Kanë përfunduar dy ndeshjet e sotme të xhiros së gjashtë në Superligën e Kosovës.
Trepça ’89 ka shënuar fitore të thellë ndaj Drenicës, me rezultat 5-2.
Golashënuesit e mitrovicasve ishin Mba me dy gola, Dushit, Sekiraqa dhe Gashi, derisa për Drenicën realizoi dy herë Bintsouka Koxy.
Në ndeshjen tjetër, Malisheva ka ndarë pikët me Dukagjinin, me rezultat 1-1.