Pa shumë zhurmë, por me shumë punë. Klubi Futbollistik “Trepça ’89” ka transferuar gjashtë futbollistë në afatin kalimtar të janarit.
Ansi Nika ishte transferimi i parë i skuadrës nga “Riza Lushta”. Ish-futbollisti i Gjilanit rikthehet edhe njëherë në futbollin kosovar, pas gjashtë muajsh të kaluar te Flamurtari i Vlorës.
Përveç Nikës nga Shqipëria erdhën edhe Alban Tema nga të rinjtë e Tiranës, Erkam Spahija nga Dinamo e Tiranës, si dhe Arbnor Muja që transferohet si i huazuar nga Skënderbeu.
‘minatorët’ kanë bërë gjithashtu kërkesë për ti transferuar edhe dy futbollistët afrikan, Samson Mbengui dhe Mohamet Konate. Që të dy këta futbollistë vijnë nga Mali.
Nga skuadra e ’89-shit në afatin kalimtar të janarit është larguar Taulant Avdyli, i cili u transferua në radhët e FC KEK-ut në Ligën e Parë./AG,KinaInfo