Treni në relacionin e vetëm funksional për momentin Prishtinë-Pejë dhe anasjelltas, nuk do të jetë në qarkullim këtë fundjavë.
Sipas Trainkos, kjo po bëhet për shkak të zbatimit të proejktit “Modernizimi i Linjës së 10-të Hekurudhore”.
Qarkullimi i zakonshëm i linjës do të rikthehet të hënën e 7 gushtit.
“NP Hekurudhat e Kosovës – Trainkos Sh.A ju njofton se me datën 05 dhe 06 gusht 2023 nuk do të qarkullojë transporti i udhëtarëve për shkak të zbatimit të projektit të “Modernizimit të Linjës së 10-të hekurudhore“.
Ndërsa me datën 07 gusht 2023 vazhdon qarkullimi i rregullt i trenave për transportin e udhëtarëve” thuhet në njoftim.