TRENI NË ZVICËR GODET PËR VDEKJE 29 VJEÇARIN NGA KOSOVA4 orë më parëTreni në Zvicër godet për vdekje 29 vjeçarin nga Kosova
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në stacionin e trenave në Zwingen afër Baselit.
Treni ka goditur për vdekje një 29 vjeçar nga Kosova.
M.D ishte duke punuar në hekurudhë në kohën kur një tren i linjës ndërkombëtare po vinte nga Delemont për në Basel, njoftojnë mediat zvicerane.
Rrethanat e aksidentit nuk janë bërë të ditura, por po hetohen nga Policia dhe Prokuroria në Zvicër.
Në momentin e aksidentit kolegët e të ndjerit ishin duke punuar në një vend tjetër.
Aktualisht punimet që po zhvilloheshin në hekurudhë janë ndërprerë.