Disa pamje dramatike janë filmuar me kamerë amatore dhe kanë bërë xhiron e botës, ku shfaqet një kamion gjigant që kishte ngecur në mes të binarëve dhe goditet nga treni që lëvizte me shpejtësi të madhe duke e shkatërruar atë.
Një person që ishte në afërsi të kamionit arrin të largohej në sekondat e fundit, para se treni të godiste kamionin dhe ta bënte copa.
Ngjarja është filmuar në Cibilo të Teksasit, ndërsa pamjet janë bërë virale. Ndërkaq burri që kishte të veshur një jelek me ngjyrë të verdhë, shihet se si vrapon dhe i shpëton vdekjes për një fije floku.
Besohet se ai ishte shoferi i kamionit që kishte ngecur në mes të binarëve dhe nuk arrinte ta largonte mjetin e rëndë, para se të kalonte treni me shpejtësi të madhe.