Një rast dhune në familje ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Rahovec, ku tre fëmijët kanë sulmuar fizikisht babanë e tyre.
Policia njofton se viktima ka pësuar lëndime, të njëjtit i është ofruar tretman mjekësor në Spitalin Rajonal në Gjakovë, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit, me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
“Rahovec 11.01.2022-20:00. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë-vëllezër, pasi që të njëjti dyshohet për shkak të një mosmarrëveshje, e kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar-babin e tyre. Viktima ka pësuar lëndime, të njëjtit i është ofruar tretman mjekësor në Spitalin Rajonal në Gjakovë, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit, me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thekson raporti.