Në Rufc të Lipjanit, ku tre persona dyshohet të jenë vrarë
Indeksonline ka kontaktuar zëdhënësen e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka konfirmuar rastin.
Ahmeti pohon se vdekjen e tri viktimave e ka konfirmuar ekipi mjekësor.
“Rreth orës 16:30 policia ka pranuar informatën për tre persona të pajetë në fshatin Rufc të Lipjanit.
Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku janë hasur tre trupa të pajetë, vdekja e të cilëve është konstatuar nga ana e ekipit mjekësor.
Aktualisht policia ka nisur një hetim për rastin dhe rrethanat që karakterizojnë ngjarjen” pohoi Ahmeti.