Mbrëmjen e sotme ka ndodhur një incident mes disa personava në një lokal në Pejë.
Nga informacionet e para brenda Policisë së Pejës, bëhet fjalë për tre persona të therrur me thikë, njëri në gjendje të rëndë, e i cili është dërguar drejt QKUK-së dhe dy të lënduar nga mjete të forta.
Të njejtin informacion edhe zyrtarisht e konfirmon për ‘RADIO 1’, Fadil Gashi – Zëdhënës i Policisë Rajonale të Pejës.
Policia Rajonale e Pejës është vënë në lëvizje për kapjen e të dyshuarve të mundshëm.