Tre të mitur dyshohet se kanë sulmuar fizikisht me thikë një person, të cilit i kanë shkaktuar lëndime trupore.
Rasti ka ndodhur në Istog, të premtën rreth orës 19:25.
Policia njofton se të dyshuarit janë arrestuar.
“Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa njësitet policore kanë gjetur dhe konfiskuar mjetin-thikën e cila dyshohet se është përdorur në rast” thuhet në njoftimin e policisë.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.