Një aksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Pogragjë të Klinës.
Në këtë aksident, janë lënduar tre persona, njëri nga ta ka marrë plagë më të rënda, i cili është dërguar në QKMF n Klinë, dhe më pas për trajtim specialistik është dërguar për në Spitalin e Pejës.
Policia është në vendin e ngjarjes dhe po kryen hetimet.