Rasti i suspendimit të zyrtarit policor Amir Hoxha për shkak të postimeve të tij në rrjete sociale ku kritikoi deputetët e Kuvendit të Kosovës për shpenzime ka ngjallur reagime të shumta.
Hoxha ka qenë një nga tre të suspenduarit gjatë ditës së djeshme, pasi dy policë të tjerë u suspenduan pas arrestimit të një kameramani, i cili ishte duke përcjellë një ngjarje.
Sindikata e Policisë së Kosovës, përmes një komunikate të fundit, thotë se është në mbrojtje të të gjithë pjesëtarëve të policisë në të gjitha kërkesat e tyre ligjore si dhe do t’i mbrojë të gjitha veprimet ligjore të përcaktuara me urdhëresa, udhëzime dhe autorizime ligjore.
“Sindikata e Policisë do të monitorojë çdo rast hetimi ndaj zyrtarëve policorë qoftë sipas kërkesës së tyre apo edhe kur ka ndonjë kontest se ndonjërit po i bëhet e padrejtë. Rastet e fundit të suspendimit të policëve kanë qenë shqetësuese për sindikatën dhe do të kërkojmë sqarim për arsyet e suspendimit”, përfundon Sindikata e Policisë së Kosovës