Tre persona theren me thikë në Klinë, i dyshuari ndodhet në arrati

Policia njofton se dje në lagjen “Arbëria” në Klinë, një i mitur ka therur me thikë tre persona dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor dhe sipas mjekëve janë jashtë rrezikut për jetë.

Njoftimi i plotë i policisë:

LËNDIM I RËNDË TRUPOR: Lagjja Arbëria, Klinë 14.08.2020 – 21:34. Tre viktima meshkuj kosovarë kanë kërkuar ndihmë mjekësore, pasi që ishin therur me thikë nga i dyshuari mashkull kosovar (i mitur). Viktimat janë dërguar në Spitalin e Pejës dhe sipas mjekut janë jashtë rrezikut për jetë. I dyshuari gjendet në arrati. /