Tre persona të maskuar hyn në lokal dhe qëlluan në drejtim të viktimave, njëri vdes në vend

Një ngjarje të rëndë ka ndodhur sot në fshatin Runik të Skenderajt, ku në një lokal janë plagosur katër persona.

Burimet e portalit rajoni.org brenda stacionit policorë kanë mesuar se në ngjarjen qe ka ndodhur sot, si pasoj e plagëve të marra; në vendin e ngjarjes ka vdekur një person, kurse një tjetër është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Po ashtu sipas të njejtave burime – rajoni ka zbuluar ekskluzivisht se dyshohet se në ngjarje kanë marre pjesë tre persona të maskuar të cilët kanë hyre dhe kanë qelluar mbi viktimat; dyshohet se ata kanë perdorur dy arme automatike.

Deri tani nuk ka informacion për identifikimin e autorëve të sulmit ose për motivet, por policia është në lëvizje për të zbardhur rastin.