Tre persona të lënduar në Ujëmir të Klinës, dërgohen në spitalin e Pejës

Sonte në fshatin Ujëmir të Klinës ka ndodhur një mosmarrëveshje mes disa personave.

Si pasojë, tre persona kanë mbetur të lënduar nga kjo përleshje.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, ndërsa të lënduarit fillimisht janë dërguar në QKMF dhe më pas në spitalin e Pejës për trajtim mjekësor.