Tre persona lëndohen nga aksidenti në Gllarevë mes tri automjeteve

Një aksident mes tre veturave ka ndodhur sot në magjistralen Prishtinë-Pejë, saktësisht në fshatin Gllarevë të Klinës.

Si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona.

“Sot rreth orës 12:30, Policia është njoftu pë një aksident në magjistralen Prishtinë-Pejë, saktësisht në fshatin Gllarevë të Klinës, Në këtë aksident kanë qenë të involvuara tri automjete. Të lënduar kanë mbetur tre persona, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare. Njësitet kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes për të hetuar shkaktarët e aksidentit”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.