Tre persona akuzohen se mashtruan për punësim në bazat ushtarake amerikane, përfituan 80 mijë euro

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur aktakuzë për veprën penale “Mashtrimi” kundër dy burrave dhe një gruaje.

Sipas aktakuzës, viktimat ishin mashtruar se do t’iu siguroheshin kontrata pune në bazat ushtarake amerikane në Irak, Afganistan dhe Poloni.

Të akuzuari N.L dhe K.H sipas prokurorisë, kështu kanë përfituar rreth 80 mijë euro, pasi që viktimave iu kanë kërkuar vlera nga 3 mijë deri në 6 mijë euro.

“Të dëmtuarit i’a dorëzojnë qoftë me para të gatshme apo përmes transfereve bankare dhe pavarësisht që të njëjtit presin me muaj të tërë, kontratat e punës nuk arrin të i siguroj asnjëherë, si dhe të hollat nuk u’a kthen”, shkruan në kumtesë.

N.L, sipas aktakuzës, u ndihmua edhe nga gruaja e tij K.L, e cila akuzohet se derisa burri i saj nuk ka qenë në Kosovë, ajo është takuar me disa nga të dëmtuarit ku edhe ka pranuar shuma të të hollave nga 3 mijë deri në 6 mijë euro.

Sipas prokurorisë, e akuzuara pastaj këto shuma të të hollave ose i ka deponuar në llogarinë bankare të burrit të saj.