Nga spitali i përgjithshëm i Pejës kanë bërë të ditur se 3 pacientë me COVID-19 janë duke u trajtuar në këtë spital.
Sipas këtij spitali, të tre pacientët janë të pavaksinuar. Njëri nga ta është në oksigjenoterapi.
Nga spitali i Pejës po ashtu kanë bërë të ditur se në 24 orët e fundit në këtë spital janë kryer 607 vizita specialistike, 16 operacione dhe mbi 5 mijë analiza.
Njoftimi i plotë:
Puna gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë përmes shifrave më kryesore:
– 607 Vizita Specialistike;
– 65 Pranime;
– 236 Pacientë aktualisht të hospitalizuar;
– 9 Lindje, 5 djem dhe 4 vajza;
– 16 Operacione;
– Analiza: 407 pacientë që kanë bërë 5,689 analiza;
-Shërbime Radiologjike: 123 Rëntgen, 62 Ultra zëra, 32 CT-ja dhe 6 Mamografi;
– 45 procedura fizioterapie;
– 3 pacientë po trajtohen me Covid-19, të 3 pacientët janë të pa vaksinuar dhe 1 nga këta pacientë është në Oksigjeno terapi.