Në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, janë duke u trajtuar nëntë pacientë të infektuar me koronavirus, ndërsa një tjetër pritet të lirohet sot.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka bërë të ditur Infektologu Salih Ahmeti, i cili njoftoi se tre pacientë janë në gjendje të rëndë dhe me oksigjenoterapi.
“Tre janë në gjendje të rëndë me oksigjeno terapi dhe përkujdesje intensive, ndërsa gjendja e pacientëve të tjerë është stabile. Kanë edhe sëmundje të tjera shoqëruese të ndryshme, por e kanë moshën e kanë sëmundje shoqëruese natyrisht janë ai grupi me faktorë të rrezikut, ne po bëjmë çdo gjë që edhe gjendja e tyre të stabilizohet”, tha ai.
Deri më tani në nivel vendi janë identifikuar 1 mijë e 48 të infektuar me coronavirus, 801 prej tyre të shëruar dhe 30 të vdekur.