Në kampionatin individual të Kosovës në boks për këtë vit që u mbajt në Gjilan, KB Dukagjini mori pjesë me tre boksierët Planet Berisha, Daniel Tuna dhe Albion Jetishi.
Berisha dhe Tuna dolën të parët dhe shkuan në finale pa duel, të cilët nesër do të boksojnë.
Ndërsa në gjysmëfinale boksoi Jetishi, ku me ndërprerje përfundoi ndeshjen dhe nesër të tre boksirët klinas do të ndeshen në finale.
Me këtë rast falënderim shkon për kryetarin Januz Dervishi, drejtori Hajdin Balaj dhe trajneri Ramiz Balaj.
Nesër presim performancë dhe suksese nga boksierët e KB Dukagjini.