Tash e tri vite qytetit të Pejës i është shtuar një nga diskotekat e cila bëri bujë më së shumti në vend. Fjala është për “Transit Club”, ku vazhdon të sjellë emrat më të mëdhenj të muzikës shqiptare.
Meqë jemi në sezonin veror të koncerteve tashmë çdo natë “Transit Club”, krijon një atmosferë të paharruar me këngëtarët më të kërkuar gjithandej.
Kështu, sonte (e premte), reperi Azet i cili jeton dhe vepron në Gjermani, pritet të ndezë atmosferën me projektet e suksesshme që ka publikuar deri më taniNdërkohë, mbrëmja e së shtunës është e rezervuar për këngëtaren shumë të pëlqyer, Dhurata Dora, e cila shquhet për performancat e saj.
Në vazhdim, me datën 28 në “Transit Club” do të jetë reperja nga Prizreni, Tayna, me 29 korrik do të performojë reperi pejan, Gjiko dhe data 30 korrik është rezervuar për reperin e popullarizuar, Ledri Vula.
“Transit Cub” lirshëm mund të thuhet se është vendi i preferuar i shumë të rinjëve, për shkak të komoditetit që ofron.