Një trajner 21-vjeçar i futbollit spanjoll ka vdekur nga koronavirusi, pasi vuante nga një formë leukemie.
Francisco Garcia kishte një gjendje shëndetësore tw rwnduar që rezultoi që ai të ishte më i prekshëm nga virusi se zakonisht për një individ të moshës së tij,
Klubi me qendër në Malaga, Atletico Portada Alta konfirmoi vdekjen e trajnerit të ekipit të ri të hënën.
Presidenti i Portada Alta, Pepe Bueno tha: “Francisco ishte një djalë i shkëlqyeshëm dhe një trajner shumë i talentuar. Të gjithë jemi akoma të tronditur”.
“Spitali më tha në ora 7 pasdite të dielën se gjendja e tij ishte stabilizuar, por më pas një orë më vonë …”
“Koronavirusi u bashkua me një sëmundje të keqe që ai kishte. Unë nuk mund të besoj se ka ndodhur.” /