Sulmuesi kosovar Vedat Muriqi është shëndrruar në një lider te skuadra e Mallorcas.
28-vjeçari i cili ka shënuar tetë gola deri më tani këtë edicion, po i frikson edhe kundërshtarët e tij.
Trajneri i Sevillas, Jorge Sampaoli, teksa ka folur në konferencë për media, para ndeshjes bëri të qartë se Muriqi është rreziku kryesor i Mallorcas dhe duhet të mbahet shumë larg portës.
“Ata kundërsulmojnë shumë mirë dhe ndihen rehat pa topin. Ata kanë Muriqin që e hap topin shumë mirë në krahë dhe ata përfundojnë shumë mirë me krosim nga ana. Muriqi duhet të mbahet shumë larg portës sonë dhe kjo do të vijë duke pasur Dominimi.Duhet ta dimë se çdo ndeshje është e ndryshme dhe do të kemi siklet.Në Barcelonë duhet të kishim dalë për të luajtur në një mënyrë tjetër.Nesër do të duhet të jemi të saktë, ata fitojnë shumë ndeshje, kështu që do të jetë një lojë ku duhet të jemi të duruar në vëllimin e sulmit për t’i shqetësuar në mbrojtjen e tyre, nëse jo, do të neutralizohemi”, deklaroi trajneri argjentinas.