Klubi i Basketbollit, Real Madrid ka bërë të ditur se trajneri i tyre, Pablo Laso ka pësuar infarkt gjatë ditës së sotme.
“Real Madrid CF njofton se trajneri ynë Pablo Laso është shtruar në Spitalin Universitar Sanitas La Moraleja pasi pësoi një infarkt herët sot”, thuhet në njoftimin e tyre.
Trajneri 54-vjeçar nga Vitoria nuk kishte problem me zemrën më parë, dhe kishte humbur vetëm disa ndeshje në dhjetor kur u kontraktua me Covid-19 gjatë pandemisë.
Vetëm një ditë më parë ai festoi fitoren e ekipit të tij ndaj Baskonias.
🔴 #ÚLTIMAHORA Pablo Laso, entrenador del quipo de baloncesto del #RealMadrid, hospitalizado tras sufrir un infarto. Está estable dentro de la gravedad.
📌Más información 👉 https://t.co/g37tfMplml#PabloLaso pic.twitter.com/OD9yatkUB8— Telemadrid (@telemadrid) June 5, 2022