Tragjike: Vdes një 22-veçar në Gjilan, ra nga dritarja e banesës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në orët e pasdites në Gjilan, në rrugën “Avdullah Presheva”, e njohur si tek ‘Xhamia e Medresesë’.

Një person 22-vjeçar ka humbur jetën, pasi ka rënë nga një ndërtesë banimi në Gjilan.

Për lajmi.net këtë ngjarje tragjike e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Toger Ismet Hashani, ku ka treguar se një person i moshës 22 vjeçare, ka humbur jetën si pasoj e plagëve të marra.

Ndërsa Policia e Kosovës, këtë rast e ka vlerësuar si vdekje të dyshimtë.

“Ju njoftojmë se sot me datë 08.08.2023 rreth orës 15:54 policia e Kosovës në Gjilan është njoftuar se në rr. “Abdulla Presheva” – Gjilan është gjetur një person i shtrirë në rrugë në gjendje të rëndë shëndetësore. Viktima ( M.K.SH 22 vjeqar) dyshohet të ketë rënë nga dritarja e banesës së tijë, I njëjti është dërguar në Qendrën emergjente në Gjilan me urgjencë i përcjell nga patrulla e Policisë, ku edhe përkundër përpjekjeve të mjekve për ti ofruar ndihmë mjeku kujdestar ka konfirmuar se ai ka ndërruar jetë”, ka thënë Hashani për lajmi.net.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, kurse kanë nisur hetimet lidhur me rastin.

“Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet relevante nga stacioni policor i Gjilanit dhe Hetuesit rajonal të policisë së Kosovës. Rrethanat se si ka ardh deri te ky rast i rëndë janë duke u hetuar nga policia e Kosovës në bashkëpunim me prokurorin e shteti . Prokurori ka urdhëruar që trupi i viktimës të dërgohet në IML në Prishtinë, dhe rasti është cilësuar “Vdekje e dyshimtë”, ka thënë ai.