Gjatë ditës së djeshme rreth orës 11:00 ka ndërruar jetë një fëmijë dy muajsh në shtëpinë e tij në rrugën Shan Sadiku në Klinë, shkruan
Gazeta përmes burimeve brenda Prokurorisë mëson se fëmija i komunitetit egjiptian në shtëpinë e tij kishte mbetë pa shenja jete, i cili dyshohet se ishte ngufatur gjatë ushqyerjes me gji nga nëna e tij.
Nënën e tij dyshohet se e kishte zënë gjumi gjatë ushqyerjes së fëmiut, i cili më pas edhe kishte ndërruar jetë.
Vdekjen e fëmijës e ka konstatuar mjeku kujdestar, ku më pas në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore të cilat janë duke e hetuar rastin.
Po ashtu me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Lidhur me këtë rast edhe janë nisur hetimet që të zbardhet arsyeja e vërtetë e vdekjes së tij.