Pas disa ditësh kërkime, është gjetur pa shenja jete i riu nga fshati Abri e Epërme e Drenasit, i cili ishte shpallur i zhdukur që disa ditë dhe nuk dihej asgjë për fatin e tij. Fatkeqësisht viktima u gjet i vdekur në një bunar në fshatin e pyllit, raporton Gazeta Sinjali.
Vdekja e të ndjerit po cilësohet si e dyshimtë, për çka tashmë kanë nisur hetimet me urdhër të Prokurorit të Shtetit.
Posa i ndjeri u gjet, njësitë përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku janë kryer ekzaminimet e nevojshme për zbardhjen e rrethanave në të cilat ka ndodhur ky rast tragjik.
Rastin e kanë konfirmuar edhe nga Policia, me ç’rast është bërë e ditur se trupi i pajetë është tërhequr për t’u dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe