Një tragjedi e madhe ka ndodhur në Indonezi pas një ndeshje futbolli mes Arema FC dhe Persebaya që përfundoi me fitoren e mysafirëve me rezultat 2-3.
Gjithçka eskaloi pas ndeshjes kur disa tifozë u futën në fushë për tu përleshur dhe policia indoneziane përdori gaz lotsjellës për ta ndarë turmën.
Kjo gjë revoltoi edhe më shumë tifozët dhe disa duke ikur nga gazi lotësjellës u rrëzuan dhe janë shtypur nga turma e madhe që po vraponte.
🇮🇩 | URGENTE: Al menos 127 muertos y cerca de 200 heridos enfrentamientos en Indonesia en la que se considera la peor tragedia en un estadio de fútbol de la historia. pic.twitter.com/MYllmOnmlq
— Alerta News 24 (@AlertaNews24) October 2, 2022
Në këtë takim stadiumi ‘Kanjuruhan’ ishte i tejmbushur, në fakt aty ishin prezent 42 mijë tifozë, por lejohen vetëm 38 mijë të jenë prezent.
Nga trazirat mes tifozëve dhe policisë të vdekur kanë mbetur 174 tifozë, derisa mbi 200 janë të plagosur.
🔴INDONESIA :#VIDEO MASSACRE (!) AT KANJURUHAN STADIUM!
127 people died, more than 180 injured, after a riot broke out at a football match between Arema & Persebaya at Kanjuruhan Stadium in Malang.#BreakingNews #UltimaHora #Kanjuruhan #Malang #Masacre pic.twitter.com/TVJjgTB4pW
— loveworld (@LoveWorld_Peopl) October 1, 2022
Pati një trazirë, deri më tani kanë vdekur mbi 170 persona dhe mbi 200 të tjerë janë të plagosur”, deklaroi Nico Afinta, shef i policisë shtetërore.
Federata e Futbollit të Indonezisë ka anuluar të gjitha ndeshjet e planifikuara për javën e ardhshme dhe skuadrës Aremi FC i është ndaluar të luajë ndeshjet në shtëpi deri në fund të sezonit.
Përleshjet mes policisë dhe tifozëve u zhvendosën edhe jashtë stadiumit, derisa mediat në Indonezi kanë raportuar se numri i të vdekurve mund të shkoj edhe më shumë, për shkak se shumë të plagosur në spitale janë në gjendje të rëndë.
Dhuna në stadiume ka ditur të shkaktojë tragjedi të rënda. Kështu, në vitin 1964, gjithsej 320 njerëz u vranë dhe më shumë se 1000 u plagosën gjatë një rrëmuje në një ndeshje kualifikuese olimpike Peru-Argjentinë në Lima.
Në Angli, 97 tifozë të Liverpoolit u shtypën për vdekje në 1989 në stadiumin Hillsborough në Sheffield