Bayern Munich ka arritur ta fitojë finalen e Ligës së Kampionëve kundër Paris Saint-Germain, me rezultat 0-1.
Bayerni arriti të kalojë në epërsi në minutën e 59, me golin e shënuar nga Coman pas një asistimi të bukur nga Kimmich.
Të dyja skuadrat treguan lojë mjaftë të bukur, duke treguar kështu se e dëshironin me çdo kusht fitoren.
Po ashtu të dyja skuadrat patën raste mjaftë të mira për të shënuar mirëpo ndeshja përfundoi me vetëm një gol.
Paraqitje të mrekullueshme në këtë ndeshje ka bërë edhe Neuer, i cili në disa raste ishte vendimtar që PSG të mos arrinte të shënonte.
Kurse për PSG sukses ishte edhe arritje në finale të këtij kompeticioni, pasi që ishte hera e parë e tyre që kanë arritur në finale të Ligës së Kampionëve.