Bundesliga është një nga ligat më të forta të futbollit, ku ka mjaftë ekipe kualitative andaj ka edhe konkurencë të madhe.
Por sa i përket golashënuesve gjatë sezonit 2019-2020 në vendin e parë rënditet futbollisti i Bayern Munich, Robert Lewandowski i cili deri më tani ka gjithësej 18 gola.
Pas tij në vendin e dytë rënditet futbollisti i Leipzig, Timo Werner me 16 gola, kurse futbollisti kosovar, Milot Rashica rënditet në vendin e tetë me 7 gola në këtë sezon.
Milot Rashica po ashtu ka shënuar një gol fantastike në ndeshjen e kaluar kundër Bayern Munich, dhe në çdo ndeshje me Werderin është duke treguar që është një futbollist me një të ardhme të ndritur.