Veprimtari i çështjes kombëtare dhe ish kryetari i veteranëve shqiptarë në Kroaci, Ton Marku, së bashkë me Gjeneral Malë Agushin, vizituan sot degën e OVL-UÇK-së në Klinë, ku janë pritur nga kryetari i kësaj dege, Hajdin Balaj, Zenel Bashota dhe Ruzhdi Agushi.
Hajdin Balaj, kryetar i OVL-UÇK-në dega në Klinë, vlerësoi lartë kontributin e Markut dhe Gjeneral Agushit për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe i falënderoi ata për vizitën.
OVL-UÇK-në dega në Klinë, këtyre dy veprimtarëve, për të vlerësuar kontributin e tyre për çështje kombëtare, iu ndau mirënjohje./Kina info/