Avokati i çështjes Dehari, Tomë Gashi, në një postim në rrjetin e tij social, Facebook, i ka bërë thirrje shokut të dhomës së Astrit Deharit, Adonis Gashit, që të lajmërohet e të bëhet dëshmitar rreth vdekjes së Deharit.
Gashi ka shkruar se prokurori i shtetit mund të heq dorë nga ndjekja penale, e të nga Gjykata të shpall dëshmitarët bashkëpunues.
Shoku i dhomës së Astrit Deharit, Adonis Gashi, ka shkruar se di diçka rreth këtij rasti, por që duhet të zgjidhet fillimisht çështja e tij.
Postimi i plotë i Tomë Gashit:
PROKURORI I SHTETIT ne baz te ligjit mund te heq dorë nga ndjekja penale, apo te kerkoj qe Gjykata te shpall deshmitarë bashkpunues ata qe ndihmojn ne zbulimin e vrasesve te Astriti. Kjo duhet te vlej edhe per Adonis Gashin.LAJMEROHU o ADONIS sa nuk eshte vone.!