Tetë persona kanë mbetur të vrarë dhe 13 të tjerë të plagosur nga një sulm i dytë masiv në Serbi.
Tragjedia besohet të ketë ndodhë mbrëmë rreth orës 23:00, në fshatin Dubonë, shkruan CNN.
Sipas Ministrisë së Brendshme të Serbisë, sulmuesi qëlloi një grup njerëzish me një armë automatike dhe u largua nga vendi i ngjarjes.
Autori i kësaj ngjarjeje mbetet i lirë dhe një urdhër arrestimi është lëshuar për të dyshuarin, një mashkull 21-vjeçar i identifikuar si Uros B. nga Ministri i Brendshëm Bratislav Gasic.