Sheshet e kryeqytetit përveç qytetarëve të Kosovës, një ditë para ndeshjes janë mbushur edhe me shumë tifozë anglez, të cilët kanë ardhur nga Anglia për ta parë takimin e shumë pritur, shkruan gazeta inFokus.
Në një prononcim për gazetën inFokus tifozët anglez, të cilët kanë ardhur për herë të parë në Kosovë që t’a përcjellin ndeshjen kanë thënë që në asnjë vend në botë nuk janë pritur më mirë sesa në Kosovë.
Ndër të tjera ata kosovarët i konsiderojnë njerëz shumë të shoqërueshëm.
E po të mos ishte ndeshja anglezët u shprehën se nuk do të kishin kurrë një mundësi të tillë që të vinin në Kosovë.
“Është hëra e parë që kemi ardhur këtu, ne nuk na ka ndodhur me shku diku ku jemi kaq të mirëpritur. Njerëzit gjatë gjithë kohës të thonë faleminderit, faleminderit.”
Ata e kanë vlerësuar shumë , dhe ndër të tjera e kanë konsideruar si një mundësi mjaft e mirë për t’a vizituar një shtet të ri ./Gazeta inFokus