Zyra e PDK-së në Therandë është thyer nga disa persona mëngjesin e sotëm.
Rasti është konfirmuar nga zyrtari për informim në Policinë e Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.
Ai ka thënë se një lokal është thyer, por që të dyshuarit nuk kanë arritur të futen brenda. Më tutje ka thënë se Policia e Kosovës është duke e hetuar rastin.
“Sot rreth orës 10:00 ka ndodhur një incident një lokal është thyer, por që nuk kanë arrit të depërtojnë brenda. Rasti është lajmëruar në stacionin e Policisë në Therandë, ndërsa ekipet e këtij stacioni janë duke e hetuar rastin”, ka deklaruar Osmanollaj./