Qytetarët e komunës se Klinës të organizuar për të kundërshtuar ndërtimin e fabrikës së çimentos në Klinë në bashkëpunim me OJQ “Shoqata për ruajtjen dhe Mbrojtjen e Ambientit në Klinë”, organizojnë një tubim protestë gjithëpopullorë për të kundërshtuar të gjitha ato veprime të kundërligjshme qe kane sjelle këtë situate që kërcënon me ndërtimin e fabrikës se çimentos e cila për pasojë do të shkatërronte ambientin në Klinë.
Protesta jonë është kundër të gjithë atyre zyrtarëve shtetërorë të cilët me dije apo pa dije i kanë shkaktuar dhe po i shkaktojnë një dëm të madh ambientit në Klinë.
Është vërejtur falsifikimi i dokumenteve shumë të rëndësishme, siç është procesverbali i takimit me qytetarët, qytetarët të cilët/gjithnjë në mënyrë masovike me pjesëmarrje dhe në mënyrë masovike kanë qene në kundërshtim të ndërtimit të fabrikës së çimentos dhe ky kundërshtim nuk është marr parasysh edhe pse është obligim ligjor për të filluar një procedurë ligjore të rregullimit të dokumentacionit.
Mosrespektimi i ligjeve sa i përket transparencës së dokumentacionit dhe moskonsultimi me ekspertët e mjedisit, të cilët janë njerëzit të cilët japin sqarimet shkencore për ndikimet e industrisë së çimentos në afërsi të qytetit të Klinës kanë revoltuar qytetarët. Si pasojë ka qene i domosdoshëm organizimi i qytetarëve për të shfrytëzuar ligjet në fuqi duke paditur zyrtarë komunalë dhe zyrtarë nëpër ministritë dhe institucionet tjera përkatëse është evident, për të potencuar gjitha shkeljet ligjore të cilat janë bërë, duke sjellë një dëm të madh përveç materiale dhe një dëm psikologjik për banorët e qytetit të Klinës dhe një pjesë të madhe të rrafshit të Dukagjinit.
Protesta jonë është një klithje nga zemra e çdo qytetari i cili sot sheh në çfarë situate na kanë sjellë pikërisht ata që është dashur të jenë mbrojtësit më të mëdhenj të së drejtës sonë, të drejt të cilën në mënyrë më të mirë na e garanton Kushtetuta e Republikës së Kosovës. Andaj ne me të drejtë sot e gjithmonë thërrasim “TE JETOJMË NË VENDIN TONË”, si një e drejtë elementare e çdo qytetari të lirë në një shtet demokratik.
Thirrja jonë është që të gjithë banorët e Klinës dhe e qyteteve tjera të rrafshit të Dukagjinit të bashkangjiten në këtë protestë, e cila do të jetë demokratike paqësore. Prania jonë në këtë protestë do të jetë një sinjal për të gjithë ata zyrtarë shtetërorë të cilët duhet të jenë të vetëdijshëm se nëse nuk zbatojnë ligjet në fuqi dhe nuk respektojnë të drejtat kushtetuese, do të përballen me zemërimin gjithëpopullor.
Ardhja juaj në këtë protestë tregon shkallën e kulturës, kulturës së një populli i cili ka ambicie të integrohet në familjen e popujve evropianë, dhe kjo vetëdije është shumë e rëndësishme për mënyrën se si ne e ruajmë ambientin ku jetojmë.
Ju kujtojmë se “Zoti nuk e ndryshon gjendjen e një populli, derisa ata të ndryshojnë vetveten”.