Thirrja për subvencionim të pajisjeve shtëpiake efiçiente, Ministria e Ekonomisë del me një njoftim

Ministria e Ekonomisë njofton se gjatë ditës së premte dhe të shtunë, më 25 dhe 26 gusht, platforma e-Kosova ka hasur në disa probleme teknike.

Si pasojë e kësaj, aplikimi për masat e subvencionimit për pajisje efiçiente nuk ka qenë i mundur për disa qytetarë, raporton Indeksonline.

Ministria njofton se tashmë ky problem teknik është rregulluar dhe platforma është funksionale e pa vështirësi aplikimi.

Njoftimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Gjatë ditës së premte dhe të shtunë, më 25 dhe 26 gusht, platforma e-Kosova ka hasur në disa probleme teknike. Si pasojë e kësaj, aplikimi për masat e subvencionimit për pajisje efiçiente nuk ka qenë i mundur për disa prej jush. Ky problem teknik tashmë është rregulluar dhe platforma është funksionale e pa vështirësi aplikimi.

Për t’u informuar më shumë rreth subvencionimit vizitoni ueb-faqen e Ministrisë së Ekonomisë: https://me.rks-gov.net