Një vrasje ka ndodhur pak pas mesnatës në Komunën e Mitrovicës. Një person atje është therrur për vdekje nga dy persona, pas një mosmarrëveshje.
Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh.
Njësitë relevante thuhet se kanë dalë në vendin e ngjarjes , derisa trupi i pajetë i viktimës me vendim të prokurorit është dërguar në IML për obduksion.
Rasti vazhdon të hetohet.
“Rr. Artim Jashari, Mitrovicë 30.10.2021-00:15. Është raportuar se viktima mashkull kosovar dyshohet se, pas një zënke- mosmarrëveshje, është sulmuar fizikisht me një mjet të mprehtë (thikë) nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët gjenden në arrati. Viktima pas pranimit të ndihmës së parë në Spitalin Rajonal Mitrovicë është transportuar në QKUK i cili duke mos u përballuar lëndimeve të marra ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor. Njësit relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes ndërsa trupi i pajetë i viktimës me vendim të prokurorit është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.