Policia e Kosovës ka njoftuar se në komunën e Prizrenit ka ndodhur një rast i therjes më thikë.
Policia, ka bërë të ditur se si pasojë e kësaj, viktimës i është ofruar tretman mjekësor në spitalin e Prizrenit.
Ndërsa i dyshuari është arrestuar. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
“Rr. Ëiliam Ëalker, Prizren 26.01.2021 – 15:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti e ka therur me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor në spitalin e Prizrenit ku vazhdon kurimin e tij. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, njofton Policia.