Para 20 minutash ka ndodhur një përleshje mes disa personave para objektit të Shtëpisë së Bardhë në Prizren.
Si pasojë e përdorimit të mjeteve të mprehta ( thikë) një person ka pësuar lëndime trupore.
Sipas dëshmitarëve, në këtë përleshje në njërën anë ishin tre persona të cilët u kacafyten me një person tjetër.
Me rastin aktualisht është duke u marrë policia e cila ka dalur në vendngjarje, ndërsa nuk dihet se cila është gjendja shëndetësore e të lënduarit.
Video nga incidenti në fjalë: