Një nxënëse është therur me thikë në shkollën “8 Marsi” në Pejë.
Rastin për Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Ai tha se i dyshuari është arrestuar dhe se edhe ai është nxënës i kësaj shkollë. I njëjti është dërguar në mbajtje për 24 orë.
“Sot rreth orës 08:30 policia është njoftuar nga stafi i shkollës “8 Marsi” se një nxënëse është lënduar. Policia ka dalur në vendin e ngjarjes, e ka arrestuar të dyshuarin, viktima është dërguar emergjencën e spitalit për tretman mjekësor. Janë shoqëruar në stacion policor edhe dy dëshmitarë, të cilët janë intervisuar. Është konfiskuar mjeti i mprehtë – thika me të cilën dyshohet se u krye vepra. Është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ndaj të dyshuarit – nxënës i kësaj shkolle e ka caktuar masën e ndalimit prej 24 orëve. Rasti u cilësua si lëndim i lehtë dhe mbajtje në pronësi, kontrollë i pa autorizuar i armëve”, tha Gashi.