Policia e Kosovës ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje, një burrë në Pejë ka mbetur i plagosur nga arma e ftohtë, thikë.
Tutje, Policia ka bërë të ditur se viktima ka pësuar lëndime trupore gjersa i dyshuari është arrestuar.
“Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje” – thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Ngjarja njoftohet se ka ndodhur të martën, rreth orës 12:05.