Në Klinë është raportuar se pas një mosmarrëveshje të më hershme ka ardhur deri te incidenti ku tre të dyshuar meshkuj kanë ther me thikë tre viktimat të tjerë, te cilët kanë pranuar tretman mjekësor dhe sipas mjekut njëri prej të lënduarve është në gjendje të rëndë shëndetësore pasi që është ther me thikë disa herë.
“Raportohet se pas një mosmarrëveshje të më hershme ka ardhur deri te incidenti ku tre të dyshuar meshkuj kosovar kanë ther me thikë tre viktimat meshkuj kosovarë, te cilët kanë pranuar tretman mjekësor dhe sipas mjekut njëri prej të lënduarve është në gjendje të rëndë shëndetësore pasi që është ther me thikë disa herë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitë relevante policore, dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.