Gjykata Themelore në Prishtinë edhe në rivendosje ka refuzuar si të pabazuara kërkesat për kundërshtim të provave dhe hudhje të aktakuzës të ushtruara nga mbrojtja e të akuzuarve Dibran Hoxhaj i njohur si “Kobra”, Jesmir Badallaj dhe Roland Susuri, duke konfirmuar kështu aktakuzën e Prokurorisë Speciale ndaj tyre.
Në këtë rast, Kobra dhe të tjerët akuzohen për rastin e vrasjes më 3 janar 2023 në lokalin “Kobra City” në Prizren.
“Gjykata thekson se qëllimi i kundërshtimit të provave dhe kërkesës për hudhje të aktakuzës, të parashikuar nga KPP, është të eliminohen lëndët që vërtetë nuk kanë meritë dhe të mbrohen të pandehurit nga ekspozimi i pajustifikuar dhe potencialisht i gjatë në shqyrtimin giyqësor. Në kundërshtim me KPPK-në, sipas struktures ligjore te KPP-së, gykata nuk ka me të drejtë të vleresojë plotësisht aktakuzën dhe pranueshmërinë e provave duke vepruar sipas detyrës zyrtare“, thuhet në aktvendim të Gjykatës Themelore, raporton Betimi për Drejtësi.