Venecia është duke u përballur me një situatë problematike, teksa vizitohet nga miliona turistë.
Kanalet në këtë qytet janë goditur nga zbaticat e forta duke larguar ujin dhe duke lënë pa lundruar me qindra gondola, shkruan Euronews,
Gondolat që janë edhe mjeti më i përdorshëm nga banorët por edhe turistët, janë bllokuar dhe kanë mbetur në baltë për shkak të largimit të ujit.
Ekspertët e motit nuk besojnë se prurjet jashtëzakonisht të ulëta të ujit janë rezultat i drejtpërdrejtë i një thatësire që ka prekur rajonin, autoritetet lokale thonë se mungesa e shiut ka përkeqësuar situatën.
Sipas mediave italiane largimi i ujit është kthyer në një problem edhe për banorët e zonës të cilët përdorin kanalet për të lëvizur me varka.
Kjo situatë ka bërë që të dalin në pah edhe themelet e lashta të ndërtesa ndërsa shumë peshq kanë ngordhur.