Thaçi tregon çka u pyet në Speciale
Hashim Thaçi: Në Speciale nuk jam pyetur për trafikim të organeve dhe për asnjë vrasje
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se nuk është pyetur nga prokurorët e Dhomave të Specializuara për trafikim të organeve, për Shtëpinë e Verdhe dhe për asnjë vrasje. Edhe pse dy akuzat e para janë themel i Gjykatës Speciale.
“Në asnjë moment nuk jam pyetur për trafikim të organeve. Edhe pse kjo ka qenë baza e themelimit të Gjykatës Speciale”, është shprehur Thaçi.
“Në asnjë moment nuk jam pyetur për Shtëpinë e Verdhë”, ka thënë Thaçi në Pressing.
Tutje, Thaçi tha se nuk është pyetur për asnjë vrasje nga prokurorët.
“Unë nuk jam pyetur për asnjë vrasje”, shtoi presidenti Thaçi.