Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se marrëveshja në Washington mes Kosovës dhe Serbisë është dëshmi se në Shtëpinë e Bardhë nuk ka pasur harta e thika, ndërsa ka shtuar se njerëzit që i kanë bërë këto konspiracione duhet të kërkojnë falje publike, shkruan Gazeta Sinjali.
Ai po ashtu ka thënë se edhe pse nuk ishte pjesë e delegacionit, për të ka rëndësi nënshkrimi i marrëveshjes.
“Formalizimi i marrëveshjes është produkt i një procesi të vështirë. Ndihem i lumtur që kam qenë i involvuar deri në nënshkrimin e marrëveshjes në Shtëpinë e Bardhë. Për mua është me rëndësi shpirti dhe subtasanca e marrëveshjes dhe jo prezenca fizike”, ka thënë Thaçi.