Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka folur lidhur me takimin e 27 qershorit në Shtëpinë e Bardhë mes Kosovës dhe Serbisë.
Tutje Thaçi tha se do të angazhohen për marrëveshje përfundimtare.
“Në kohën e duhur për Kosovën është takimi që do të organizohet në Uashington, është një takim i munguar por, që po ndodhë për herë të parë në mes të dy vendeve të Ballkanit në Shtëpinë e Bardhë i udhëhequr nga SHBA’ja, gjithmonë kanë qenë jashtëzakonisht inkurajuese letrat e presidentit Trump për të presidentët edhe të Kosovës dhe Serbisë, që të shtyhet procesi i paqes përpara dhe të arrihet marrëveshje përfundimtare që nënkupton njohjen reciproke”, ka thënë ai.
Presidenti thotë se dita e takimit Kosovë – Serbi do të jetë e vështirë dhe rraskapitëse në kuptimin e negociatave me liderët serb.
“Unë besoj që do të jetë një ditë jo e lehtë, jashtëzakonisht e rëndë, shumë e vështirë dhe rraskapitëse në kuptimin e negociatave me Serbinë, ne si Kosovë kemi kërkuar gjithmonë që në tavolinë të diskutimit të jenë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa tash mund të themi jemi të bekuar që jo vetëm do të jenë po do ta udhëheqin këtë proces, mendoj që është diçka e mirë, një mundësi që na ka munguar, shpresoj që do të punohet intenzivisht që ndërlidhet për çështjet ekonomike por edhe që mund të ndikojë për hapjen e çështjeve tjera”, ka thënë ai në T7.